Do publikohen mesazhet? Zbulohet kush e ka telefonin e Erjolës!
Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin’. Ndërkohë prime-n e kaluar Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Kjo është mohuar nga të dy edhe pse Graciano tregon se edhe Erjola ia ka thënë më parë këtë.
Mëngjesin e sotëm moderatori Ronaldo Sharka ka postuar në Instastory një foto, ku duket se ka në tavolinë teksa konsumonte kafen, telefonin e Erjolës. Ronaldo dhe Erjola janë shumë miq me njëri-tjetrin madje prezantojnë edhe në rubrikë sq bashku te “E Diell”. Duket se Ronaldo është personi që menaxhon rrjetet sociale të Erjolës dhe me këtë postim, të cilin e ka fshirë pak më vonë, ka nënkuptuar se të vërtetën e kësaj situate e ka ai në dorë.