Miri i ‘West Side Family’:”Më mirë që nuk erdhi ftesa tek edicioni i dytë sepse…”

vovalbania May 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Miri i ‘West Side Family’:”Më mirë që nuk erdhi ftesa tek edicioni i dytë sepse…”

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë artisti Armir Shahini ose i njohur ndryshe edhe si Miri i West Side Family, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Në radio ai ka zbuluar edhe nëse ka marrë ftesë për të qenë vetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri si banor.

Problemi me mua ishte se në edicionin e parë më ka ardhur ftesa, por ne kishim projekte dhe unë isha në Gjermani, tek edicioni i dytë më mirë që nuk erdhi ftesa sepse nuk e di se çfarë mund të kisha bërë me atë mikun atje, e kemi edhe shok aty rrinte me ne. Tek edicioni i tretë më mirë kështu siç është, pa mua…

Nëse do t’i vinte ftesa për një edicion të ardhshëm a do ta pranonte ftesën?

Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë. 

E mendon Big Brother si vendin apo spektaklin që jep shumë mesazhe?

Ne duhet që të shfrytëzojmë çdo strukturë mediatike që të japim mesazhe pozitive, tani se si jepen ato mesazhe është në dorën e atij që flet apo atij që vepron. Mendimi im është që gjithmonë duhet të vëmë në plan të parë sidomos kur kemi mundësinë e medias, mesazhin pozitiv që duhet të japësh për brezat e rinj sepse ke një përgjegjësi në dorë dhe duhet ta shfrytëzosh me patjetër. Këtë e kemi bërë ne në muzikë por duhet bërë kudo. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE