“Mos je…”- Juli ngre dyshime për Erjola Docin
Erjola Doci ka komentuar sërish deklaratën e bërë nga Graciano Tagani Prime-n e fundit.
Në një diskutim me Jul Dedën, Erjola u shpreh se nuk e di se çfarë mund të kishte ndodhur nëse ajo do të kishte një lidhje jashtë, pasi deklarata që balerini bëri, ajo e cilëson si ‘të fortë’.
“Asgjë, do të kishte ardhur brenda dhe do të kishte thënë del një çikë përjashta. Si babai kësaj (Heidit) që ka shkuar atje”– u shpreh Juli duke qeshur, teksa bënte shaka me Heidin.
“Se mos je e lidhur jashtë dhe s’ke treguar”- vazhdoi Juli duke dyshuar se Erjola është në një lidhje jashtë shtëpisë.
Moderatorja tha e nuk është e lidhur, megjithëse aktorit iu shtuan dyshimet sepse konkurrentja nuk u betua.
Pjesë nga biseda:
Erjola: Po të kisha qenë e lidhur jashtë o Jul edhe s’dua ta ndaj. A e kuton se çfarë lloj akuzash? A e kupton se çfarë do të kishte ndodhur?
Juli: Asgjë, do të kishte ardhur brenda dhe do të kishte thënë del një çik përjashta. Si babai kësaj (Heidit) që ka shkuar atje.
Erjola: Ka jetë përtej o Jul, nuk futen akuzat.
Juli: Se mos je e lidhur jashtë dhe s’ke treguar.
Erjola: Nuk jam dhe prandaj jam e qetë. Nuk jam shyqyr zotit.