Ndryshon pista e hetimit, Alma nuk është hedhur nga ura e Bunës

vovalbania May 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshon pista e hetimit, Alma nuk është hedhur nga ura e Bunës

Detaje të frikshme kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër, ku nëna Alma Arazi dyshohet se është vetëmbytur me 3 fëmijët e saj në lumin Buna.

Hetimet kanë marrë tjetër rrjedhë pasi një kukull është gjetur poshtë Urës së Bunës. Kukulla dyshohet se i përket një prej vajzave të mbytura.

Kjo provë çon në dyshimin se Alma nuk është hedhur nga ura me fëmijët e saj, por ka shkuar poshtë urës dhe ka hyrë në Bunë në këmbë.

Kujtojmë se Shkodra dhe opinioni publik shqiptar u trondit nga ngjarja, ku nëna Alma Arazi bashkë me 3 fëmijët u mbyt në ujërat e lumit Bunë. Për ngjarjen, bashkëshorti Ergys Arrazi ndodhet në burg, i akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE