Parashikimi i motit, e enjte 9 maj!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa e të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat parashikohen të pasohen nga reshje shiu, fillimisht nga orët e para të ditës përgjatë vijës bregdetare reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët.
Më pas pritet që reshjet të prekin pjesën më të madhe të territorit. Këto reshje në periudha afatshkurtra pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Nga orët e mbrëmjes vonë reshjet humbasin intensitet e territor duke u lokalizuar në relievet malore në lindje të territorit.
Mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
14/26
Diell re shi
Kukës
11/23
Diell re shi
Lezhë
14/25
Diell re shi
Dibër
7/24
Diell re shi
Durrës
14/24
Diell re shi
Tiranë
16/26
Diell re shi
Elbasan
13/26
Diell re shi
Berat
14/25
Diell re shi
Vlorë
14/24
Diell re shi
Korçë
8/21
Diell re shi
Gjirokastër
9/26
Diell re shi
Sarandë
12/22
Diell re shi