“PS nuk dëshiron hetim parlamentar”- Salianji për komisionin e “TIMS”: I ka dhënë rezultatet e para…

vovalbania May 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“PS nuk dëshiron hetim parlamentar”- Salianji për komisionin e “TIMS”: I ka dhënë rezultatet e para…

Kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, Ervin Salinji ka komentuar vendimet që u morën në mbledhjen e fundit, ku ndër të tjera u miratua edhe plani hetimor.

Salianji tha se komisioni ka dhënë efektet e para, dhe se është i bindur që deri në fund do të ketë produkt të plotë.

 “Ajo që ka ndodhur, është që Komisioni nuk ka asnjë ngerç tanimë dhe ka nisur hetimet që nga dita e djeshme. Në planin hetimor janë 90% e dëshmitarëve që ishin kërkuar nga ne që në fillim.

PS ka bërë një ligj për komisionet që kufizon të drejtat e opozitës dhe edhe pse e kanë kufizuar prap nuk janë të kënaqur.

Në këtë kontekst dje pati 3 propozime të ndryshme. Nuk u gjet dakordësi për një plan të përbashkët dhe unë propozove që të propozohej plani  i ekspertes së PS, edhe anëtarët e mazhorancës nuk donin që ta votonin.

Si produkt i këtij komisioni është ndalimi dhe arrestimi i ish-drejtorit, Ervin Muca. Unë e besoj se ky komision do të ketë produkt. Në 21 korrik është afati i fundit që ne duhet të kemi kryer hetimin” tha Salianji.

Sa i përket mundësisë se mos marrjes së informacioneve për shkak se mazhoranca nuk e dëshiron të ketë hetim, Salianji tha se institucionet e kanë detyrim ligjor të kthejnë përgjigje dhe deri më tani, sipas tij të gjitha kanë kthyer përgjigje, përveç kryeministrit.

“Kjo  nuk është në qejfin e tyre. PS mund ta ketë në qef që të mos kete hëtim, por ne kërkesën për këtë komision e kemi depozituar 8 muaj në Kuvend dhe PS e mbajti të bllokuar.

Institucionet janë të detyruara të kthejnë përgjigje me ligj dhe deri më tani ai që nuk ka kthyer përgjigje është kryeministri.

Kryeministri duhet të jetë i pranishëm, sepse ai më parë ka dhënë deklarim që  nuk ka pasur ndërhyrje në sistemin TIMS dhe tani doli që ka pasur.

Për të mos bllokuar, ne do të vazhdojmë hetimin me personat që janë të domosdoshëm” shtoi ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE