Realizohet me sukses terapia e parë e gjeneve në botë, vogëlushes nga Britania i kthehet dëgjimi!

vovalbania May 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Realizohet me sukses terapia e parë e gjeneve në botë, vogëlushes nga Britania i kthehet dëgjimi!

Një vajzë në Britani e cila ka lindur e shurdhër, tani mund të dëgjojë pa pajisje ndihmëse falë një trajtimi novator me terapi të gjeneve. Opal Sandy lindi e paaftë për të dëgjuar për shkak të neuropatisë, një gjendje që shkatërron impulse nervore që kalojnë nga veshi i brendshëm në tru dhe mund të shkaktohet nga një gjen i gabuar.

Opal Sandy mori trajtimin pak pasi mbushi 1-vjeç dhe gjashtë muaj më pas ajo ka filluar të dëgjojë zëra dhe të flasë fjalë të vogla si “mama”, “dada”. E dhënë si infuzion në vesh, terapia zëvendëson pjesën e ADN-së që i shkaktonte çrregullimin.

Opal është pjesë e një prove klinike në të cilën janë rekrutuar edhe pacientë të tjerë në Britani, SHBA dhe Spanjë. Mjekë në shtete të tjera, përfshirë Kinën, po eksplorojnë trajtime të ngjashme. Ekspertët shpresojnë se terapia mund të funksionojë edhe për llojet e tjera të humbjes së dëgjimit dhe jo vetëm te ajo gjenetike. Opal është pacienti i parë në botë që ka nisur terapinë.

Më shumë se gjysma e rasteve të humbjes së dëgjimit tek fëmijët kanë një shkak gjenetik. Prof Bance shpreson se testi mund të çojë në përdorimin e terapisë gjenetike për llojet më të zakonshme të humbjes së dëgjimit. “Ajo që unë shpresoj është se ne mund të fillojmë të përdorim terapinë gjenetike tek fëmijët e vegjël ku ne në fakt rivendosim dëgjimin dhe ata nuk duhet të kenë implante kokleare dhe teknologji të tjera që duhet të zëvendësohen,”-tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE