U kualifikua për finale, përfaqësuesja e Sllovenisë në Eurovision e feston duke puthur një grua!

vovalbania May 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U kualifikua për finale, përfaqësuesja e Sllovenisë në Eurovision e feston duke puthur një grua!

Përfaqësuesja e Sllovenisë në Eurovision, Raiven, siguroi vendin e saj në finalen e madhe të këtij konkursi të famshëm europian me performancën e këngës “Veronika”. Momenti i saj triumfal u kurorëzua me një shpërthim emocionesh nga ana e ekipit slloven, i cili u ngrit në këmbë dhe filloi të brohoriste me gëzim pas shpalljes së rezultatit.

Videoja e kësaj skene u bë shpejt virale, pasi Raiven festoi suksesin duke puthur balerinën e saj në skenë. Ky gjest simbolik ngjalli një reagim të madh me komentues në Twitter që festuan dhe përgëzuan këngëtaren për guximin dhe autenticitetin e saj.

IM SCREAMING SO HARD pic.twitter.com/xQybzTYvcj

— Nat. JOx5 || 🇭🇷 🇫🇮 🇨🇭 🇸🇮 (@Shiokox3) May 8, 2024

Komuniteti LGBTQ+ dhe fansat e saj u shprehën të entuziazmuar dhe të prekur nga kjo skenë. Disa spekuluan rreth marrëdhënieve të saj personale, duke pyetur “A është ajo e dashura e saj?”. Ndërsa të tjerë thjesht shprehën dashurinë dhe mbështetjen e tyre për Raiven, duke i uruar asaj sukses të mëtejshëm në konkurs.

Rikujtojmë, se ish përfaqësuesi i Suedisë, Eric Saade i cili u rikthye në skenën e Eurovisionit pas 12 vjetësh për të kënduar këngën Popular, shkeli rregullin kryesor kur performoi në ceremoninë hapëse të Eurovisionit. Në ceremoninë hapëse performuan gjithashtu edhe dy ish-konkurrentet, Eleni Fourira si dhe Chanel.

Por, veprimi që bëri ish-përfaqësuesi i Suedisë, Saade, shkaktoi reagime të mëdha edhe nga vetë EBU-ja që organizon Eurovisionin. Ish-përfaqësuesi i Suedisë kishte vendosur në dorën e tij shallin simbolik të Palestinës gjatë performancës. Ndërkaq, mbrëmjen e sotme, skena e “Malmo Arena” në Suedi do të përqafojë ngjyrat kuqezi, me zërin e Besa Kokëdhimës që me siguri do të të na falë një përfaqësim dinjitoz në Eurovision 2024.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE