Çfarë do të mbajë mend nga eksperienca e tij në BBV?! Shkëlqim Bega zbulon se…

vovalbania May 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë do të mbajë mend nga eksperienca e tij në BBV?! Shkëlqim Bega zbulon se…

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i cili përfundoi rrugëtimin e tij të martën, Shkëlqim Bega për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Çfarë mendon Çimi që nuk shkoi tek rrugëtimi i tij?

Ishte një eksperiencë shumë e bukur që nuk do ta harroj kurrë pavarësisht se aty ndonjëherë situata agravonte dhe nuk e gjeja tipin tim. Kishte raste shumë të bukura që do t’i mbaj mend. Kam njohur shumë persona dhe tipa.  Mendoja që do të më bwnin bllok sepse e kisha dëgjuar këtë fjalë. Mendova se do të më ngacmonin thjesht për të parë deri ku shkoja  unë. 

Mendoje se do të rrije më gjatë se kaq?

Jo, pritshmëritë e mia ishin kaq. Maksimumi edhe 2-3 ditë të tjera. 

Para se të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri a kishte menduar ai një strategji?

Para se të hyja miqtë dhe familjarët e mi më thanë të mendoj një strategji. Unë edhe po të jem më i zgjuari i botës, në këtë fazë të lojës nuk mund të bëj asgjë. Mendova që do futem pa asnjë strategji, do tregoj veten time dhe do shijoj çdo moment dhe eksperiencë aty brenda. 

Çimi u shpreh se është i lumtur që ka arritur të njohë njerëz të mirë dhe të krijojë shoqëri.

 

Meritoni, Romeo,  Juli dhe Egla. Nwse do tw kishte njw vend tw pestw do tw ishte edhe Heidi.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64056 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE