Denoncim në polici për Meritonin dhe Julin? Vëllai i Eglës zbulon si qëndron e vërteta

vovalbania May 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Denoncim në polici për Meritonin dhe Julin? Vëllai i Eglës zbulon si qëndron e vërteta

Aktorja Egla Ceno, për ditë me rradhë gjatë qëndrimit të saj në “BBV3” ka akuzuar Julin dhe Meritonin për ngacmime seksuale, madje ka përmendur dhe familjet e të dy banorëve.

Kjo gjë nuk u prit aspak mirë prej Julit i cili i revoltuar i tha Eglës të kërkonte ndjesë për përmendjen e vajzës së tij por dhe personat e tjerë të përmendur prej saj, ndërsa kjo e fundit nuk e bëri madje nisi të qante dhe mes lotësh u shpreh se nëse do të kishte mundësi do të denonconte në polici si Julin ashtu dhe Meritonin.

Por çfarë mendon vëllai i Eglës lidhur me këtë deklaratë të bërë nga motra e tij?

I ftuar në një emision televiziv ai ka thënë: Jo atë e ka thënë në tension e sipër, ka thënë nëse do ishim jashtë, nuk duhet të ndodhë në një emision të tillë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65252 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE