PD kallëzon në SPAK Lindita Nikollën!

vovalbania May 10, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
PD kallëzon në SPAK Lindita Nikollën!

Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha ka depozituar në SPAK një kallëzim për shpërdorim detyre, për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sipas kallëzimit të bërë nga PD, nuk rezulton që Kuvendi i Shqipërisë të ketë përmbushur detyrimin për zbatimin e vendimit të Gjykatës për realizimin e votës së emigrantëve.

Në kallëzim thuhet se “mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit (dita e fundit e përmbushjes së afatit 1 vjeçar daton më 12.01.2023)”

“Shkas fillestar i këtij kallëzimi, është fakti se Gjykata Kushtetuese, ka emetuar një vendim të saj, me numër 38 datë 09.12.2022. Në dispozitivin e këtij vendimi, në pikat 2 dhe 3. Gjykata ka vendosur: 2. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor. 3. Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti. Kështu pra, rezulton se mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit (dita e fundit e përmbushjes së afatit 1 vjeçar daton më 12.01.2023).

Për më shumë, detyrimi konsiston në “plotësimin e boshllëkut ligjor”, pra miratimi i rregullave normative shtesë, të rangut ligj, proces që sipas Kushtetutës është kompetencë eksluzive e Kuvendit të Shqipërisë.

Deri në datën e depozitimit të këtij kallzimi, në bazë të informacioneve publike, nuk rezulton që Kuvendi i Shqipërisë të ketë përmbushur detyrimin për zbatimin e vendimit të Gjykatës”, thuhet nder te tjera ne kallezim.

“Rezulton se mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit (dita e fundit e përmbushjes së afatit 1 vjeçar daton më 12.01.2023). Për më shumë, detyrimi konsiston në “plotësimin e boshllëkut ligjor”, pra miratimi i rregullave normative shtesë, të rangut ligj, proces që sipas Kushtetutës është kompetencë eksluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Deri në datën e depozitimit të këtij kallzimi, në bazë të informacioneve publike, nuk rezulton që Kuvendi i Shqipërisë të ketë përmbushur detyrimin për zbatimin e vendimit të Gjykatës”, thuhet ne kallezim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE