“Të duhen këllqe…”/ Albi Nako surprizon Romeon në “BBV3”?!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Të duhen këllqe…”/ Albi Nako surprizon Romeon në “BBV3”?!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/05//te-duhen-kellqe-albi-nako-surprizon-romeon-ne-bbv3.jpeg)
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh.
Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë surpizuar me mesazhe të ndryshme nga fansat e tyre por edhe nga familjarët falë “Big Love”. Romeo mori një mesazh nga Albi, teksa ai dyshon se bëhet fjalë për ish-banorin Albi Nako, teksa banorët e tjerë kanë dyshime.
Tani finalen e kape, por që të fitosh çmimin e madh të duhen këllqe dhe besoj se i ke tashmë dhe uroj ta fitosh. Tani fillon loja.