Veshja e Besa Kokëdhimës në Eurovizion tërheq vëmendjen e mediave italiane!
Besa Kokëdhima është këngëtarja e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision. Edhe pse ajo nuk mundi ta dërgojë Shqipërinë në finale veshja e Kokëdhimës ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane. Fustani i saj i gjelbërt në blu me gura i dizenjuar nga Valdrin Sahiti ka marrë komente pozitive nga të gjithë.
“Vanity fair Italia” ka renditur veshjen e Kokëdhimës si një nga veshjet më të mira duke e renditur në vend të parë veshjen e saj.
Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2024 është e habitshme për sasinë e kristaleve, diamantëve, temave dhe metaleve të ndryshme që ndriçuan pamjet e protagonistëve të mbrëmjes. Çmimi i shkëlqyeshëm i mbrëmjes padyshim i shkon Besës shqiptare. Veshja e gjelbër aqua gjithashtu u përmirësua shumë nga inskenimi, por kjo nuk mjaftoi për të fituar një vend në Finalen e Madhe.” Ka shkruar “Vanity fair Italia” në nisje të artikullit për këngëtaren shqiptare.
Gjithashtu në artikull shkruhet që një veçanti ajo e cila i dha akoma më shumë vëmendje veshjes së Besës përveç dizajneve është dhe kapuci mbi kokë që i mbulon flokët. Gjithashtu ka përmendur që dizajneri i cili ka stiluar veshjen, Valdrin Sahiti, e përkufizon veten një “Ëndërrimtar” ndaj dhe vëshjet e tij kanë magjepsur gjithmonë publikun