“Duan vetëm të dalin në ekran”/ Ilda Bejleri thumbon moderatoret e sportit: “Nuk të mban pamja…”
Gazetarja sportive Ilda Bejleri është rrëfyer si rrallëherë për jetën e saj private, e ftuar në “Cherry on Top” në Top Channel. Ndërsa foli për vajzën e saj, Ilda e quan Sienën si golin e saj të jetës. Po ashtu, Ilda nuk nguroi të thumbonte moderatoret e sportit të ekranit shqiptar…
Bora: Si i sheh sot moderatoret sportive?
Ilda: Nuk janë shtuar shumë, nuk është se ka dalë ndonjë emër që ka bërë diferencën. Ka pasur një ‘boom’ vite më parë, tani pak më pak. Kemi vendet fqinje që ende femrat vazhdojnë të dalin në ekran, por nuk të mban pamja në ekran. Duhet të ndajmë moderatore nga gazetare. Duhet ta ndajmë pak vajza të bukura dhe gazetare sportive. Moderatore ka por ti i shikon për një apo dy vite dhe zhduken, kanë si synim të dalin në ekran, jo të futen në botën e sportit që është e vështirë. Vilma Masha vazhdon ende, është një nga ato gazetaret që ka punuar gjithmonë.