“Flasim”, Rama me tre fituesit e Global CyberDrill/ Skuadra e parë në botë 2024!

vovalbania May 11, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Flasim”, Rama me tre fituesit e Global CyberDrill/ Skuadra e parë në botë 2024!

Shqipëria zuri vendin e parë në konkurrimin e Global CyberDrill, që bën bashkë përfaqësues të komunitetit të ekspertëve nga e gjithë bota në një lajtmotiv të vetëm: Menaxhimin e shpejtë dhe adresimin efikas ndaj kërcënimeve kibernetike.

Ekipi kuqezi u përfaqësua nga Franc Zylyftari, pjesë e Drejtorisë së Sigurisë e-Gov, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Adriano Lleshi dhe Ilir Daka, nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Global CyberDrill është një event unik që bashkon Autoritetet dhe Agjencitë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike nga e gjithë bota dhe shërben për të vlerësuar performancën e secilit ekip kombëtar në nivel global, si dhe për të nxitur ndërveprimin dhe partneritetit e njëzëshëm në menaxhimin e kërcënimeve kibernetike.

Gara u zhvillua mes 108 shteteve pjesëmarrëse, ku u simuluan skenarë realë të sulmeve kibernetike për të testuar ekipet kombëtare duke vlerësuar performancën e tyre në bazë të shpejtësisë dhe reagimit ndaj kërcënimeve kibernetike.

Në Episodin 16-të të Sezonit të 3, i Podcast-it FLASIM, Kryeministri Edi Rama kishte të ftuar “Skuadrën e parë në botë 2024”, Franc Zylyftari, Adriano Lleshi dhe Ilirian Daka.

Rama u shpreh se “lufta kibernetike është një kryqëzim në hapësirën e internetit, në hapësirën virtuale në të cilën e gjithë bota është e ndërlidhur me të gjitha rrugët, autostradat dhe ku shtete dhe forcat e ndryshme brenda shteteve dhe grupet e terrorit kibernetik janë gjithnjë e më aktive”.

Shqipëria u godit në një moment që e mbajnë mend të gjithë nga një shtet i fuqishëm në këtë luftë dhe më duket me rëndësi që sot të ndajmë disa nga të vërteta të thënat dhe të pathënat e kësaj lufte me 3 protagonistë në frontin tonë të luftës.

Ilirian Daka u shpreh:

Kur pamë Shqipërinë që ishte në krye, ti shikon te vetja çfarë mund të bëjmë më tepër. Filluam dhe kërkuam brenda vetes se çfarë kemi hequr gjatë asaj kohës që patëm sulmin, si e kemi zgjidhur, çfarë ka ndodhur. Duke gjetur pikat kyçe sesi i zgjidhëm këto, ne arritëm të zgjidhnim edhe ushtrime të tjera në vazhdimësi.

Gjatë kësaj gare, theks i veçantë iu vendos rolit të rëndësishëm që kanë qendrat kombëtare të sigurisë dhe ekipet e reagimit ndaj emergjencave kompjuterike, si dhe rritjes së qëndrueshmërisë kibernetike e mbrojtjes së infrastrukturës kritike të informacionit.

Duke folur për këtë arritje, Franc Zylyftari tha se me fitoren, treguan se kanë marrë njohuritë e duhura dhe zotërojnë eksperiencën për të reaguar ndaj sulmeve kibernetike.

Impakti që u listuam të parët tregoi se kemi marrë njohurinë e duhur dhe zotërojmë eksperiencën e duhur. Ishte dinamike. Gjykoj se nuk ka kënaqësi më të madhe se të përballesh me kërcënimet e jashtme që duan t’i bëjnë dëm shtetit shqiptar.

Bashkë me përmirësimin e performancës së sistemeve elektronike, shërbimeve publike elektronike dhe zhvillimin rrënjësor të shtetit digjital, vitet e fundit, Shqipëria ka drejtuar ndjeshëm vëmendjen ndaj forcimit të masave dhe rritjes së nivelit të gatishmërisë kundrejt kërcënimit të vazhdueshëm kibernetik.

Aktualisht, strukturat mbrojtëse vlerësohen të një standardi të lartë për t’i përballuar në kohë rreziqet eminente, ndërsa pozicionimi në vend të parë Global CyberDrill është një tregues i qartë për kapacitetet e profesionistëve që aderojnë pranë institucioneve më të rëndësishme për Teknologjinë dhe Mbrojtjen Kibernetike në Shqipëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE