‘Futi një masturbim’, Zhaklin Lekatari i reagon deklaratës së Jul Dedës
Zhaklin Lekatari, e ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, ka komentuar një nga deklaratat më të bujshme të javës së fundit në BBV.
“Ti je pise komplet, ti nuk merr vesh. Ti ke nevojë për një masturbim, shko çlirohu, se të shoh që je ngarkuar”.-ishte deklarata e Julit gjatë një debati me Eglën.
Duke komentuar këtë deklaratë, Zhaklina tha:
“Sa më mirë del në përballje apo në problematika që krijohet, ashtu do jetë dhe audienca si bursa. Jashtë në jetën e përditshme “ik masturbohu” e themi për një njeri të egër që do çlirohesh, ose ik bëj dashuri me veten. Të masturbohesh nuk ka asnjë gjë të keqe.
Problemi është mënyra sesi ia rikthen provokimin personit tjetër. Duhet të thuash që të masturbohesh nuk është e gabuar. Madje duhen edukuar edhe fëmijët për masturbimin. Po të duash fjalët I nxjerr nga konteksti dhe ndërton një filozofi për të ulur kundërshtarin tënd në debat”.
Zhaklin Lekatari foli edhe për mbështetjen e saj për Meritonin.
“Mesazhin për Meritonin e dërgova sepse duhej dhe më pëlqejnë njerëzit që kur gabojnë e thonë që gabuan, bëjnë një hap pas dhe kaq. Më pëlqen më shumë vërtetësia sesa dëshira për të qenë gjithmonë të mirë dhe ashtu si të tjerët presin te jemi”-u shpreh ajo.