Historia shokuese e telefonueses anonime në “MeKast”: “Kapa të dashurin në lidhje me biznesmenin…”
Një vajzë, që u identifikua si Ana (jo emri i vërtetë) rrëfeu në “MeKast” një histori që shokoi Megin, Marsin dhe Inën. Ajo tregoi se njohu një djalë nga Kosova gjatë pushimeve verore të vitit të kaluar dhe nisi një romancë me të, pasi u tërhoq nga paraqitja dhe sjellja e tij. “Bënte gjithçka për mua”, tha Ana, por kuptoi se e gjitha ishte një iluzion, kur në një vizitë surprizë në rezidencën ku jetonte në Kosovë, mësoi se ai kishte një identitetit tjetër dhe pa dhjetëra foto në banesë të tij me një burrë. “Ishte një gay i kamufluar”, u rrëfeu ajo motrave Pojani, në një lidhje telefonike për “MeKast”.
Në verën e viti 2023, në Dhërmi, njihem me një djalë shumë të pashëm, 2 metër djalë. Nuk kam fjalë për aparencën. Takohemi, më qeras me një pije dhe vazhdojmë flasim. Me gjërat që po më tregonte, po më dukej shumë familjar. Më dukej shumë ‘getleman’, nuk po i gjeja asnjë të metë. Atë natë kemi qëndruar bashkë, nuk ishte natë perfekte, por ishte okej. Që në natën e parë, më kërkoi kontakt, flisnim tërë kohës, nuk ishte i interesuar për benefit, por për një lidhje afatgjatë. Ka gjithmonë një ‘por’.
Unë në Tiranë, ai në Kosovë, kemi folur për dy muaj rresht. Filluam të krijonim ndjenja për njëri-tjetrin, më bënte dhurata tërë kohës. Edhe kur ishim larg, nuk ia ndieja mungesës, sepse ishte tepër korrekt me marrëdhënien tonë. Flisnim në ‘video call’, kur i thosha më ka marrë malli, më thoshte edhe mua për ty ‘çika jeme’. Ai person për mua ishte ideal për të krijuar të ardhmen.
Muajin e tretë, filluam të mos takoheshim aq shpesh. Kishim dy javë pa u takuar dhe vendosa që këtë herë t’ia bëja unë surprizë, t’i shkoja në Kosovë te rezidenca që më kishte thënë se banonte. U rregullova dhe bëra plan të kaloja fundjavën me të. Kur shkoj aty, kishte një roje dhe i them kërkoj x person, më sheh i çuditur dhe më thotë ky person nuk jeton këtu. Vetëm kur shoh makinën e tij, me të cilin vinte në Tiranë, i them rojës ja ku është. Roja m’u kthye dhe më tha kjo makinë i përket dikujt tjetër, një biznesmeni që unë e kisha dëgjuar dhe më parë.
E mora në kamerë dhe e pyes ku je, më tha jam në shtëpi, i tregova ku jam. Vetëm të shihnit fytyrën e tij, u zverdh. Më tha ‘ç’a po don këtu, s’je normal, si vjen pa më thënë’. Nuk e keni idenë si jam ndjerë. Nuk kishte çfarë bënte dhe del jashtë. Futem në shtëpi kur ç’të shoh, foto të këtij me një burrë tjetër kudo në shtëpi. Më tha ‘është axha’. Ai vetë kishte emër tjetër, ishte një biznesmen shumë i pasur në Kosovë. I thashë nëse të bezdis, iki dhe ai më tha ‘po’, ik. Ngela si m*t. Kur takoj një shoqe më tha që ai është dashnori i x biznesmeni. Nuk e di, iluzioni im u shkatërrua, ishte një gay i kamufluar. S’e di si isha aq qorre që s’e kuptova, ai ishte më i zbukuruar se unë.