Jo një, por dy banorë pritet të dalin sot në mbrëmje nga BBV – me çfarë ka lidhje eleminimi i dytë?

vovalbania May 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Jam pataksur”, Ledioni flet për deklaratën e rëndë të babait të Sarës ndaj saj!

Ndërsa po i afrohemi gjithnjë e më shumë finales së 25-majit, surprizat dhe të papriturat nuk mungojnë në BBV.

Një nominim është aktiv tashmë me zgjedhje të Françeskës me hapjen e ‘Kutisë së Pandorës’ në ‘Prime’-n e shkuar, ku nxorri në nominim veten, Rozën, Erjolën bashkë me Heidin e cila tashmë është përherë në nominim deri në fund të rrugëtimt të saj.

Mirëpo, ky nuk do të jetë i vetmi eleminim mbrëmjen e sotme, pasi është bërë me dije se sonte do të ketë një eleminim të dyfishtë.

Nuk dihet nëse do të jetë një televotim për gjithë banorët, do të ketë nominim të papritur apo ka lidhje me avantazhet dhe disavantazhet në lojën me kokrrat e kafes “Lori Caffé”, lojë të cilën e fitoi grupi Juli-Romeo-Meriton, të cilët përfitojnë një avantazh në lojë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65698 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE