“Juli, shkove në një nivel të barabartë me Eglën…”/ Debat i ashpër Juli-Egla, ndërhyjnë opinionistët!

vovalbania May 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Juli, shkove në një nivel të barabartë me Eglën…”/ Debat i ashpër Juli-Egla, ndërhyjnë opinionistët!

Dy javë nga Finalja e Madhe e 25 Majit, të gjithë kundër të gjithëve! Debate të ashpra ka pasur mes Eglës dhe Julit e Meritonit. Pas një klipi me debate të shpra mes tyre, banorët kanë debatuar edhe në ‘prime’, teksa opinionistët i janë përgjigjur akuzave të Julit se mbajnë krah pro Eglës.

Arbër Hajdari: Vetëm një koment që kam bërë për Eglën, Juli ia ka përmendur 20 herë. Shumicën e rasteve Egla s’ka gjetur të drejtë te unë sepse s’ka pasur të drejtë.

Juli: Të përndiqem prej tre ditësh, ka një pikë vlimi. Edhe unë jam njeri dhe duhet të reagoj.

Ori Nebijaj: Për ty ishe sherri i parë që ti Juli shkove në një nivel të barabartë me Eglën. Unë them çfarë dua. Ti ke shumë të drejtë sepse deri ‘prime-n’ e shkuar ne Eglën e kemi gjykuar për çdo gjë. Egla për mua jeni të barabartë si nivel. Tifozeria nuk mund të jetë nga ne, ajo vjen nga ju sipas interesit. Sa herë flasim mirë ju pëlqen, kur ndodh e kundërta reagoni dhe e përdorni.

Egla: Ky burrë është një mashtrues ordiner.

Juli: Egla viktimizohet saherë në ‘prime’. Unë nuk e kam zakon të viktimizohem… Mendoj që më kërkon debat, ka tendencën për të më përçmuar dhe për të më ulur, mendon se mund të jem një lojtar i fortë. Besoj se këto janë arsyet e Eglës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65764 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE