Lezhë, parandalohet krimi në familje për pronën/Një në pranga!

vovalbania May 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lezhë, parandalohet krimi në familje për pronën/Një në pranga!

Parandalohet një krim në familje në fshatin Mërqi të Lezhës. Një 67-vjeçar ra në prangat e policisë, pasi për motive pronësie kërcënoi me armë zjarri nipin e tij. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, uniformat blu gjetën dhe një sasi municioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, siç vihet në dukje në informacionin e publikuar nga policia.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri mes xhaxhait dhe nipit. Policia sekuestron një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga 67-vjeçarit Pjeter Nika që kërcënoi nipin e tij me armë zjarri, për motive pronësie. Me marrjen e njoftimit për një konflikt në fshatin Mërqi, ku shtetasi P.N., kanoste me armë zjarri nipin e tij shtetasin F.N, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Mërqi, Lezhë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak. Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE