“Po bën si grua e dhunuar…”, rindizet debati mes Eglës dhe Julit!
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
Dita e sotme ka nisur me debate për Julin dhe Eglën. Teksa Juli i thotë se ‘ka raste kur fjala e tij ka peshë për Eglën’, Ceno iu kthye ‘kur bën thashetheme’. Por Juli shprehet se nuk është fjala për këtë dhe aktorja i drejtohet duke i thënë se ka tre ditë që po e shantazhon.
Juli: Ka raste kur më ka fjala peshë për ty Egla
Egla: Po te thashethemet patjetër, e di. Ja shpjegova shoqes tate
Juli: Jo, jo, e di mirë kur më ka fjala peshë. Ke ardhë e ma ke thënë
Egla: Nuk e di dhe me këtë shantazhin që je duke më bërë prej tre ditësh, merre dhe sqaroje me veten
Juli: Po viktimizohesh ti
Egla: Shantazhin ‘e di ti ça të kanë mësuar nga jashtë’. këto shantazhe merri…
Juli: Unë të thashë ‘ça të kanë mësuar nga jashtë?’, ku është kjo?
Egla: Paketoje, fute te dollapi jot
Juli: Mos u viktimizo kot. Nuk më ha fare që po e bën këtë viktimizim
Egla: Nuk po viktimizohem, po të shpjegoj
Juli: Po bën si grua e dhunuar prej 3 ditësh. Nëse je e dhunuar dil jashtë o njeri. Je frikacake