WhatsApp vjen me dizajn të ri!

vovalbania May 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
WhatsApp vjen me dizajn të ri!

WhatsApp po merr një pamje të rifreskuar me përditësimin e ri dhe ndryshimet zbatohen si për përdoruesit e iOS ashtu edhe për Android. Meta ka disa muaj që teston pamjen e re të aplikacionit në versionin beta dhe synimi është të integrojë të gjitha ndryshimet që ka përjetuar WhatsApp në këto dy vitet e fundit.

Një ndryshim kryesor në dizajnin e ri është se një nuancë e veçantë e gjelbër përdoret si ngjyra kryesore. Aplikacioni tha se u konsideruan më shumë se 35 versione të ndryshme ngjyrash. Në fund vendosën për jeshilen, që është karakteristikë e WhatsApp-it, si dhe një çiftim harmonik ngjyrash në të gjithë aplikacionin.

we’re rolling out design updates to give WhatsApp a fresh new look, while keeping it familiar + easy to use 🤩 here are some ways it’s changing ⬇️

•⁠ ⁠updated layout and icons that that help you find what you need faster

•⁠ ⁠new illustrations with added animation to… pic.twitter.com/pFu0cfxpWY

— WhatsApp (@WhatsApp) May 9, 2024

Si pjesë e dizajnit të ri, Meta ka përditësuar edhe ikonat në mënyrë që ato tashmë të kenë një stil të rrumbullakosur. Sa për disa ndryshime të tjera, Dark Mode në Android tani është pak më i errët se më parë dhe ndryshimi siguron kontrast më të lartë dhe tone më të thella ngjyrash. Kur bëhet fjalë për iPhone, “menuja e bashkëngjitjes” e re duhet ta bëjë më të lehtë dërgimin e skedarëve, krijimin e sondazheve dhe të ngjashme. Gjithashtu, është rifreskuar paleta që mund të përdoret për sfondin e bisedave.

Ndërkaq, janë me miliona njerëz në nivel global që aktualisht po përdorin zgjidhje teknike vetëm për të hyrë fshehurazi në WhatsApp, në ato vende ku kjo platformë është e ndaluar me ligj. Kjo u bë e ditur sot nga shefi i kësaj platforme të mesazheve, Will Cathcart, i cituar nga rrjeti britanik BBC. Ai u shpreh: “Ju do të habiteshit se sa njerëz e kanë provuar këtë.” Ashtu si shumë aplikacione perëndimore, WhatsApp-i rezulton i ndaluar në Republikën Islamike të Iranit, si dhe në Korenë e Veriut e në Siri. Po ashtu, muajin e kaluar ishte Kina që iu bashkua listës së vendeve që ndalojnë përdoruesit të hyjnë në platformën e sigurt.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65786 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE