Barra tatimore që sjell paga të ulëta! Shqipëria e Serbia me normat më të larta të tatim fitimit, ekspertët apel për ndryshime!

vovalbania May 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Barra tatimore që sjell paga të ulëta! Shqipëria e Serbia me normat më të larta të tatim fitimit, ekspertët apel për ndryshime!

Shqipëria ka ndër barrat tatimore më të ulëta në Ballkanin Perëndimor, në nivelin 25.8% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto(PBB) me një rritje modeste nga dy vite më parë.

Bazuar mbi llojet e taksave, Shqipëria është më e varur nga taksat e quajtura direkte si Tatimi mbi Fitimin dhe mbi të ardhurat personale apo thënë ndryshe të punësuarit, ndryshe nga fqinjët tanë që janë të varur nga TVSH dhe akciza. Për ekspertët, kjo është një pasojë e mënyrës si është strukturuar ekonomia, e cila rrjedhimisht prodhon paga dhe pensione më të ulëta

“Shumica e bizneseve shqiptare janë të vogla apo të vetëpunësuar dhe nuk premtojnë për  rritje pagash qoftë për vetveten dhe për punonjësit pasi nuk mund të jenë konkurrues. Ndërkohë bizneset e tjera, të cilat kanë të punësuar dhe problematikat që ka tregu jonë, edhe me presionin e pakësimit të punonjësve, politika që nuk i ka mëshuar edukimit profesionale dhe aftësimit të tyre dhe nga ana tjetër mënyra si është konceptuar barra e taksave për ndërmarrjet që duhet të ishin në pararojë ka  prodhuar këtë lloj qasje që  nuk ka stimuluar as rritjen e pagave dhe as të kontributeve”, tha Eduart Gjokutaj.

Shqipëria dhe Serbia kanë normat më të larta të tatim fitimit në Ballkanin Perëndimor, por kjo nuk ka sjellë efektivitet në rritjen e të ardhurave tregon studimi. Sipas ekspertëve faji qëndron tek informaliteti i lartë dhe ndryshimi i shpeshtë i politikës fiskale

“Shqipëria synon të jetë një vend konkurrues në rajon aq më tepër me nismat e Ballkanit të Hapur, që përfshijnë lëvizshmërinë e fuqisë punëtore dhe në këtë mes norma tatimore duhet të jetë një  histori e mbyllur për të bërë qoka politike në funksion të vetvetes dhe në dëm të ekonomisë dhe familjeve. Sfida kryesore vijon të mbetet lufta ndaj informaliteti që vazhdon të rrudhë qoftë bazën tatimore, qoftë të ardhurat”, shtoi Gjokutaj.

Sa i përket shpenzimeve publike vendi ynë kishte më pak investime kapitale se të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor gjatë vitit të kaluar, ndërsa kemi edhe një normë të ulët të shpërndarjes së taksave për atë që quhet mbrojtje sociale, ku ndikim ka edhe niveli i ulët i mbledhur i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65826 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE