Biden: Hamasi përgjegjës për dështimin e negociatave me Izraelin!

vovalbania May 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Biden: Hamasi përgjegjës për dështimin e negociatave me Izraelin!

Presidenti amerikan Joe Biden ka theksuar përgjegjësinë e lëvizjes islamike palestineze Hamas në lidhje me negociatat në luftën e Gazës për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve. “E dini, do të ishte arritur një armëpushim nesër nëse… Hamasi lironte pengjet, gratë, të moshuarit e të plagosurit”, tha Biden në një aktivitet të fushatës në Uashington.

Izraeli thotë se i takon Hamasit.

Drejtori i Komunikimit i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby e ka bërë të qartë se negociatat ishin në një ngërç. Ai tha se ndjente keqardhje që raundi më i fundit i bisedimeve në Kajro kishte dështuar.

Ndërsa Izraeli e Hamasi nuk po negociojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po veprojnë si ndërmjetës. Kajro e Uashingtoni kërkojnë të bindin të dy palët në konflikt që të jenë më të gatshme për kompromis.

Forcat izraelite vazhdojnë luftimet kundër militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, përfshirë në pjesët e shkatërruara të veriut, për të cilat ushtria pati thënë se i kishte pastruar muaj më parë. Por, grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, Hamas, ka shfrytëzuar mungesën e sigurisë në ato pjesë të enklavës për të rigrupuar forcat e veta.

Izraeli ka thënë se qyteti Rafah i Gazës është bastioni i fundit i Hamasit dhe ngul këmbë se i duhet ta pushtojë me patjetër për të arritur qëllimin e tij në shfarosjen e këtij grupi e për kthimin e pengjeve. Një ofensivë e kufizuar në Rafah është zgjeruar ditët e fundit e si pasojë, rreth 300 mijë palestinezë janë detyruar të ikin nga qyteti.

Por, pjesët e tjera të rrënuara nga lufta në Gaza duket se po i ofrojnë Hamasit mundësi të mjaftueshme për t’u rigrupuar. Palestinezët raportuan për bombardime të mëdha izraelite gjatë natës së fundit në kampin e refugjatëve Xhabalia dhe në zonat e tjera në veri të Rripit të Gazës, i cili ka pësuar dëme të jashtëzakonshme e është mbajtur i izoluar nga forcat izraelite për muaj të tërë.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se në veri të enklavës ka “uri absolute”. Banorët shprehen se avionë luftarakë të Izraelit kryen sulme në kamp dhe në zonën Zeitoun në lindje të Gazës, aty ku trupat izraelite janë duke luftuar kundër pjesëtarëve të Hamasit prej disa javësh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE