Fjalimi i presidentes së sapozgjedhur të RMV/ Von der Leyen: Të respektohet Marrëveshja e Prespës!

vovalbania May 12, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Fjalimi i presidentes së sapozgjedhur të RMV/ Von der Leyen: Të respektohet Marrëveshja e Prespës!

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me betimin e presidentes së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, e cila gjatë betimit quajti vendin “Maqedoni”, edhe pse në tekstin e betimit, të cilin e lexoi kryetari i Kuvendit në largim Jovan Mitreski, i bëri thirrje që vendit t’i referohej si “Maqedonia e Veriut”.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Von der Leyen ka vënë në dukje se për të siguruar një rrugë të suksesshme drejt anëtarësimit në BE, Maqedonia e Veriut duhet të demonstrojë angazhim të plotë ndaj reformave të brendshme dhe të respektojë marrëveshjet e saj, duke përfshirë Marrëveshjen historike të Prespës.

“Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme për anëtarësimin në BE, është thelbësore që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës.”,- shkroi Ursula von der Leyen.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar zyrtarisht në lidhje me betimin e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, e cila gjatë betimit të sotëm e quajti vendin “Maqedoni”, edhe pse në tekstin e betimit, të cilin e lexoi kryetari i Kuvendit në largim Jovan Mitreski, i bëri thirrje që vendit t’i referohej si “Maqedonia e Veriut”.

Përmes një deklaratë zyrtare, ministria greke thekson se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj me Maqedoninë e Veriut si dhe rruga evropiane e kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe kryesisht nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit.

“Gjatë betimit të saj sot në Kuvend dhe përkundër faktit se në tekstin zyrtar të betimit që i diktohej vendi përmendej si “Maqedonia e Veriut”, presidentja e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Znj. Silianovska-Davkova zgjodhi ta quajë vendin e saj “Maqedoni”.

Ky akt shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Prespës si dhe Kushtetutën e shtetit fqinj, e cila është harmonizuar me detyrimet e tij ndërkombëtare. Qeveria greke, megjithë kundërshtimet që kishte shprehur si kundërshtim gjatë ratifikimit të marrëveshjes, e respektoi atë si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit.

Greqia, në këtë kontekst, thekson kategorikisht se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe kursi evropian i kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe mbi të gjitha nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit”,-thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme greke.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE