Java mbyllet me mot të ndryshueshëm/Parashikimi për sot!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura, që nga orët e mesditës e deri në ato të pasdites, më së shumti në zonën e jugut, shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar, në formën e shtrëngatave afatshkurtra e lokalisht breshër.
Edhe në zonën e qendrës nuk mungojnë reshjet e shiut kryesisht në orët e mesditës e deri të pasdites vonë. Nga mbrëmja, ka ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin. Pati mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit, si dhe mjegullina shfaqet në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim nga perëndimi e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
15/26
Diell re
Kukës
13/23
Diell re
Lezhë
16/26
Diell re
Dibër
9/23
Diell re
Durrës
13/27
Diell re
Tiranë
16/28
Diell re shi
Elbasan
14/27
Diell re shi
Berat
13/27
Diell re shi
Vlorë
16/25
Diell re shi
Korçë
11/18
Diell re shi
Gjirokastër
13/23
Diell re shi
Sarandë
16/24
Diell re shi