“Kam arritur sukses dhe kam thyer kodin…”/Fitoi “Eurovision 2024”, këngëtari zviceran thyen në skenë trofeun!

vovalbania May 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam arritur sukses dhe kam thyer kodin…”/Fitoi “Eurovision 2024”, këngëtari zviceran thyen në skenë trofeun!

Ishte ndër kandidatët për fitore dhe në fund Nemo, përfaqësues i Zvicrës, fitoi Eurovision Song Contest 2024 me këngën “The Code”. Në skenën e Malmo Arenës në Suedi, këngëtari valëviti flamurin që përfaqëson personat e gjinisë jobinare ku dhe ai vetë identifikohet.

Nemo i bëri përshtypje jurisë, publikut dhe fitoi trofeun e madh. Pas fitores ata thanë:

Shpresojmë që ky konkurs të përmbushë premtimin e tij dhe të vazhdojë të mbështesë paqen dhe dinjitetin për çdo qenie njerëzore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Menjëherë pas fitores, këngëtari festoi fitoren në skenë, dukshëm i prekur. Mirëpo, në atë moment trofeu i ra në tokë dhe u thye. Ai u shpreh se:

Kam arritur sukses dhe kam thyer kodin (“The Code”, si kënga e tij) duke valëvitur flamurin tim në event, ndërkohë që Eurovisioni më kishte ndaluar ta bëja këtë. Gjithashtu, kam thyer trofeun, por kjo mund të riparohet. Ndoshta edhe Eurovisioni ka nevojë për… riparime herë pas here.

Me këngën e tij “The Code”, Nemo përshkruan rrugëtimin e tij të identitetit gjinor. Ai i referohet si një “hapësirë ​​e sigurt përmes së cilës çdo person mund të gjejë veten dhe të vërtetën e tij.”

”Kodi” ka të bëjë me udhëtimin që kam nisur me të kuptuarit se nuk jam as mashkull, as femër. Gjetja e vetes ka qenë një proces i gjatë dhe shpesh i vështirë për mua.

Që në minutën e parë të paraqitjes së tij, fansat e Eurovisionit e veçuan 25-vjeçarin si fitues të kompeticionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66164 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE