Për shkak të Olta Gixharit, Efi hoqi dorë nga ky program
E ftuar në “E Diell”, Efi Dhedhes ka zbuluar se për shkak të aktores Olta Gixhari, nuk është bërë pjesë e emisionit të kërcimit, “Dancing with the Stars”.
Gjatë intervistës, Efi tregoi se pasi ka zbuluar se në një farë mënyre disa nga ish-banorët e BBV do të ishin pjesë e programit të kërcimit, e ka shmangur pjesmarrjen pasi nuk dëshironte që debatet e ndodhura në reality show të ktheheshin sërish.
“Në fillim doja, por më vonë mora vesh disa emra që do të ishin pjesë në një farë mënyre. Isha shumë e ngarkuar pas ‘BBV’ për t’u përballur përsëri me debate ose situata të sikletshme që mund të ndodhnin aty. Olta ishte. Nuk kemi asnjë lloj marrëdhënie. Sapo kishte mbaruar Big-u dhe do kishim ato diskutimet tona të lezetshme, unë nuk kisha nerva”
Po ashtu, Efi ka zbuluar se edhe me Luizin nuk ka asnjë raport, e se madje nuk do t’i flasë më kurrë.