Pranga 10 shoferëve dhe 11 mijë gjoba! Bilanci javor i policisë rrugore në Tiranë, vendosin afro 1600 gjoba në ditë!
Policia rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës që lamë pas.
Sipas forcave blu janë kryer 18 arrestime dhe procedime penale, kryesisht për shoferë që kanë qenë në drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit, për vozitjen e automjetit pa leje drejtimit, për shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe një prej tyre u procedua për korrupsion aktiv.
Numri i arrestimeve dhe procedimeve ka ardhur më rritje nga dy javë më parë.
Ndërkohë numri i gjobave ka qenë më i lartë në krahasim me javët e kaluara.
U morën 11 321 masa, ku kryesisht dominojnë gjobat për parkim të gabuar në rrugët e kryeqytetit, edhe pse numri i këtyre ndëshkimeve ka ardhur me ulje nga javë e tjera. Ndërkohë rritje kanë pësuar gjobat për përdorimin e celularit gjatë përdorimit të makinës si dhe gjobat për mosdhënien e përparësisë qytetarëve. Edhe mosvendosja e rripit të sigurimit gjithashtu ka bërë që 582 shoferë të gjobiten.
Në javën e shkuar në 8 raste u pezullua patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, ndërsa në 87 raste për tejkalimin e shpejtësisë. Gjithashtu u bllokuan 8 automjete përfshirë 1 me targa të huaja.