Roza flet pas daljes nga BBV, çfarë i tha Rita Lati

vovalbania May 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Roza flet pas daljes nga BBV, çfarë i tha Rita Lati

E ftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club”, ish-banorja Roza Lati ndau detaje të eksperiencës së saj në shtëpinë e famshme dhe shprehu përshtypjet e saj.

“Mora dashuri nga të gjitha këndvështrimet dhe dimensionet,” tha Roza.

E pyetur nëse i vjen keq që u eleminua kaq pranë finales së madhe më 25 maj, ajo u përgjigj, “Jo.”

Sa i përket pritshmërive për të qenë pjesë e finales, ajo tha se duke parë si po zhvillohej loja, e kishte pritur këtë moment dhe ishte e gatshme për çdo rezultat.

Roza gjithashtu u pyet se çfarë ndikoi në ndryshimin e ritmit të lojës së saj në shtëpi. Ajo përmendi momentin kur në shtëpi u ftua nëna e saj gjë për të cilën tha se e dobësoi emocionalisht

E pyetur se çfarë i ka thënë Rita pas daljes nga shtëpia, Roza tha: “Tani që dola, iu mbushën sytë me lot dhe më tha jam shumë krenare për ty. Ke fituar zemrën e publikut më tha. Për mua kjo është arritje, unë e kam fituar Big Brother-in tim.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65037 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE