Shfaqja ujore “Fou de bassin” e trupës teatrore Ilotopie, me 15-16 Maj tek Liqeni!

vovalbania May 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shfaqja ujore “Fou de bassin” e trupës teatrore Ilotopie, me 15-16 Maj tek Liqeni!

Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare do të vijojë nga data 13-19 maj me Francën. Koncerte, ekspozitat, shfaqje, kulinari, lojëra, shfaqje cirku dhe argëtimi pa fund, do të na shoqëroje përgjatë gjithë këtyre ditëve.

Por e veçanta e Javës Kulturore të Francës do të jetë patjetër edhe shfaqja ujore dhe piroteknike “Fou de bassin” e cila vjen në datat 15 dhe 16 maj nga Ilotopie, trupa e mirënjohur e teatrit bashkëkohor në Francë.

15 artistë do të performojnë në ujë, në Liqenin Artificial të Tiranës dhe gjithçka do të jetë falas për publikun. Shfaqja fillon në orën 20:00 dhe për 50 minuta, qytetarët do të ketë mundësinë të shijojnë muzikë origjinale, kostume dhe dekorime mbresëlënëse, të pa realizuar ndonjëherë në vendin tonë.

Pa dyshim që kurioziteti i njerëzve do të jetë i lartë, ndaj është e rëndësishme të vini më herët dhe të uleni të shijoni pamjen duke filluar nga fushat e tenisit buzë liqenit deri tek diga.

“Fous de Bassin” e cila organizohet nga kompania teatrore Ilotopie, më herët është shfaqur në të gjithë botën, nga Londra, Çikago, Sidnei, Buenos Aires, Singapor, Marseja, Lioni, Portugalia, Kolumbia, Venezuela, Maroku, Belgjika, Venecia apo Roma.

Por aktivitet që janë menduar për Javën e Francës, e cila vjen në kuadër të programit të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, të cilat kanë nisur edicionin e tyre të tretë dhe zgjasin deri në nëntor, nuk përfundojnë këtu.

Më 13 maj tek Piramida do të çelet ekspozita e skulpturës “Richard Orlinski”. Po në 13 maj në ambientet e Piramidës do të hapet “KubFranceTirana”, ndërsa më 13 maj dhe 16 maj tek Piramida të gjithë adhuruesit e muzikës do të kenë mundësinë të dëgjojnë Dj Dylan Dylan.

Ndërsa me 14-15 maj, po tek Piramida adhuruesit e lojërave do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitetin e lojërave “Krijuar në Francë”.

Javët Kulturore Ndërkombëtare, çelen siparin më datë 1 maj, për të vijuar direkt me Javën Kulturoretë Evropës e cila organizoi një sërë aktivitetesh nga Tirana, Gjirokastra e Shkodra. Pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare janë 20 shtete, të cilat do të sjellin në vendin tonë me mijëra aktivitete deri në Nëntor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64721 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE