Ukraina: Rusia po sulmon mbi të gjithë linjën e frontit!

vovalbania May 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina: Rusia po sulmon mbi të gjithë linjën e frontit!

Lufta ruse në Ukrainë, sot ka arritur në ditën e 809-të. Në 24 orët e fundit, siç raporton Kievi zyrtar, ushtria e Kremlinit ka sulmuar Ukrainën përgjatë gjithë vijës së frontit. Trupat e Moskës kanë intensifikuar veçanërisht ofensivën në zonën e Kharkivit. Rezultati:

Pesë vendbanime të pushtuara.

Nga Rusia po deklarohet se Ukraina “është duke shkuar drejt kolapsit total”. Ushtria e Kievit bëri të ditur se u detyrua që të braktiste disa pozicione në rajonin verior të Kharkivit për shkak të sulmit të rëndë rus. Po ashtu, u bë e ditur se “zonat e populluara kanë rënë nën kontrollin e armikut”. Ndërsa luftimet vazhdojnë pranë kufirit, më shumë se 4 mijë civilë tashmë raportohen të evakuar.

Kiev: Moska po sulmon përgjatë gjithë vijës së frontit

Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria e Kremlinit ka sulmuar Ukrainën duke mos u kursyer përgjatë gjithë vijës së frontit. Këtë e raportoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në buletinin më të fundit të publikuar mëngjesin e sotëm duke shtuar se në total ka pasur 155 beteja në terren.

Ushtria ruse kreu 13 sulme me raketa dhe 118 sulme ajrore, krahas 120 raketave të hedhura ndaj pozicioneve të trupave ushtarake ukrainase e po ashtu zonave të populluara. Banesa e shtëpi private u prekën, si dhe infrastruktura.

Por, referuar burimeve të ushtrisë ukrainase, edhe forcat e Moskës po pësojnë humbje të rënda. Kievi njofton për një numër prej 1 mijë e 260 ushtarësh rusë që kanë humbur jetën në betejë, vetëm ditën e fundit.

Ukraina: më shumë se 4 mijë persona janë evakuar nga rajoni i Kharkiv

Më shumë se 4 mijë njerëz janë evakuar nga zonat kufitare të rajonit Kharkiv të Ukrainës, siç njoftoi guvernatori Oleg Synegubov. Ata u larguan pas ofensivës ruse që filloi dy ditë më parë .

Në total, 4 mijë e 73 vetë u evakuan, shkroi Synegubov në mediat sociale, një ditë pasi forcat ruse pretenduan kontrollin e pesë fshatrave në rajon.

Ndërkaq, duke komentuar zhvillimet më të fundit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh se situata në rajonin e Donjeckut mbetet veçanërisht e tensionuar.

Eshtë një gjendje jashtëzakonisht e vështirë! Për momentin, ne jemi përqendruar te betejat në Kharkiv.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE