VIlaznia e femrave thellon rekordin, kampione për të 11-tin vit radhazi!

vovalbania May 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
VIlaznia e femrave thellon rekordin, kampione për të 11-tin vit radhazi!

Vllaznia e femrave nuk njeh rivale në kampionat. Vajzat shkodrane fituan në finalen e “Final 4” përballë Apolonisë, duke triumfuar me rezultatin 4-0 në Shtëpinë e Futbollit.

Titulli i 11-të në histori për rekordmenet e futbollit të femrave në vendin tonë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka arriti që të shënonte tre gola që në pjesën e parë, duke i lënë

shumë pak mundësi reagimi vajzave fierake. Në të 21-tën, Esmeralda Franja kaloi në avantazh vajzat kuqeblu në të 21-tën, duke u treguar e saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Tri minuta më vonë, Fortesa Berisha shënoi të dytin për Vllaznisë, ndërsa në të 27-en ishte Rrezona Ramadani ajo që shënoi të tretin në 45 minutat e pjesës se parë.

Me nisjen e fraksionit të dytë, Esmeralda Franja shënoi të dytin personal në këtë sfidë e të katërtin për skuadrën kuqeblu.

Në vijim Vllaznia e menaxhoi siç duhet ndeshjen, duke u shpallur kampione pas 90 minutave.

Fitore e merituar për vajzat shkodrane, të cilat në shtëpinë e futbollit festuan titullin e 11-të radhazi në histori. Vllaznia do të përfaqësojë Shqipërinë në Champions League. Ajo konfirmon sërish se në Shqipëri është një superfuqi në futbollin e femrave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE