“Do të të laj…”, bëhet virale video-ja e Xhensila Myrtezaj me fëmijët e komunitetit rom!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do të të laj…”, bëhet virale video-ja e Xhensila Myrtezaj me fëmijët e komunitetit rom!

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë. Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.

Së fundmi një video e Xhensilës është bërë virale në rrjet, ku duket brenda një makine teksa puth dhe përqafon dy fëmijë të komunitetit rom. Ama ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishin fjalët që këngëtarja i drejtohej fëmijëve, të cilat u komentuan shumë nga ndjekësit.

Do të laj dhe do të marr të shtëpia ime

Video të cilën e ka ripostuar edhe Xhensila ku shkruan:

Në çdo moment që jam larg fëmijëve për shkak të punës ndihem bosh, e plot ndjesi faji. Por për ata e bëj çdo sakrificë e lodhje si çdo nënë. Zoti më solli këto 2 mrekulli fiks në momentin që isha përhumbur për të vegjlit e mi…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Bes Kallaku ka publikuar një projekt të ri muzikor me titull “Intrigante”, ku ndjekësit mendojnë se këtë këngë ia ka kushtuar Xhensilës. Ajo çfarë merr më shumë vëmendjen është një pjesë e tekstit. Kujtojmë se gjithmonë Besi në intervistat e tij ka treguar se në fillimet e njohjes me Xhensilës, nëna e saj ka qenë në një gjendje të keqe shëndetësore dhe ai e ka ndihmuar të kurohej dhe madje ka dhuruar edhe gjak për të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE