Fier/ Vritet me armë polici i Shqiponjave, identifikohet autori!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fier/ Vritet me armë polici i Shqiponjave, identifikohet autori!

Një efektiv policie vetëm 28 vjeç mbeti i vrarë sot në fshatin Baltëz të Fierit. Ka qenë ora 13:15  kur i riu polici i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, i veshur me uniformën e Policisë, po shkonte për të marrë shërbimin.

Vrasja ka ndodhur pranë spitalit ‘Memorial’ në Fier. Burimet bëjnë me dije se autori, është identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica i cili mendohet se u largua me një makinë.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin Novruz Cenalia, punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin,” njoftoi policia.

Sipas uniformave blu, efektivi 28-vjeçar ishte i veshur me uniformën e Policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ve

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66298 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE