Fjalimi i Davkovës, Ministria e Jashtme e RMV-së: Të respektohet marrëveshja e Prespës!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fjalimi i Davkovës, Ministria e Jashtme e RMV-së: Të respektohet marrëveshja e Prespës!

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pasi presidentja e re, Gordana Siljanovska Davkova gjatë betimit të saj përdori emrin “Maqedonia” dhe e shmangu fjalën “e veriut” në emrin e shtetit, ashtu siç kishte paralajmëruar gjatë fushatës së saj.

Ministria e Jashtme ka kërkuar që të respektohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë, duke shtuar se të gjithë aktorët politikë duhet të kenë kujdes

“Ruajtja e kursit euroatlantik të vendit përfaqëson një interes themelor strategjik dhe një garantues të sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të vendit”, theksohet në deklaratë.

Pas fjalimit të Davkovës erdhën reagime nga BE-ja, Greqia dhe Bullgaria të cilat gjithashtu bënë thirrje për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Reagimi i plotë i MPJ-së:

Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon vendosmërinë e fuqishme të vendit në respektimin pa mëdyshje të dispozitave kushtetuese si dhe të gjitha obligimeve të ndërmarra ndërkombëtarisht si respektimi i plotë i Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, e njohur si Marrëveshja e Prespës.

Gjatë shtatë viteve të fundit, dy vendet fqinje kanë zhvilluar një nivel jashtëzakonisht të lartë të dialogut politik, i cili ka rezultuar në një rritje të disafishtë të bashkëpunimit ekonomik dhe në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive mes njerëzve. Këto përfitime rezultuan me anëtarësimin e vendit në NATO, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe përmirësimin e Partneritetit Strategjik në Dialog Strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Bëjmë thirrje për kujdes nga të gjithë aktorët politikë, veçanërisht funksionarët e zgjedhur të shtetit. Ruajtja e kursit euroatlantik të vendit përfaqëson një interes themelor strategjik dhe një garantues të sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të vendit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE