I mbulon shpesh sytë me flokët e saj, ja se çfarë fshihet pas këtij veprimi të Kim Kardashian!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I mbulon shpesh sytë me flokët e saj, ja se çfarë fshihet pas këtij veprimi të Kim Kardashian!

Ylli televiziv Kim Kardashian, është sërish në qendër të vëmendjes. Kohët e fundit, publiku ishte shqetësuar për belin e saj tepër të hollë dhe kjo falë korseve që bukuroshja pëlqen të mbajë.

Këtë herë fansat vunë re një gjë të pazakontë në fytyrën e saj. Ata dyshojnë se ylli ka problem me sytë, duke qenë se së fundmi gjithnjë e më shpesh po i mbulon me flokë.

Në rrjetet sociale po përhapen teoritë se sytë e Kim janë jashtë proporcionit. Infermierja Carolyn Clark beson se nëna e katër fëmijëve vuan nga ptoza (rënia e qepallave) si pasojë e injektimeve të botoksit.

“Kur bëhet fjalë për mjekësinë estetike, ptoza lidhet ekskluzivisht me injeksione kundër rrudhave që vendosen në zonën e gabuar. Kjo çon në dobësi të muskujve dhe në një qepallë të varur ashtu siç shihet te Kim”.

Ptoza është diçka e bezdisshme që mund të ndodhë me botok. Kjo ndodh kur botoksi injektohet paksa më poshtë në pjesën e përparme ose në muskulin e qepallës dhe kapaku bie.

“Fatmirësisht nuk zgjat përgjithmonë, largohet kur zhduket botoksi”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE