Ju prezantojmë me rrjetin më të ri social!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju prezantojmë me rrjetin më të ri social!

Një rrjet i ri social që synon popullsinë më të re, Nospace, do të laçohet në qershor të këtij viti, shkruan “Business Insider”. Ata e quajnë veten “rrjeti social më social” sepse thonë se prioriteti i tyre është ndërveprimi mes përdoruesve, sesa publikimi i përmbajtjes virale.

Nospace është krijuar nga Tiffany Zhong, e cila vetë është anëtare e “Gjeneratës Z” dhe siç tha kompania, tashmë janë 500 mijë persona në listën e pritjes. Aplikacioni do të inkurajojë përdoruesit të ndajnë mendimet e tyre për gjëra të përditshme.

Aplikacioni bazohet kryesisht në postimet me tekst dhe ekziston gjithashtu mundësia që përdoruesit të kalojnë në opsionin për të parë vetëm postimet e miqve të tyre. Çdo profil mund të modifikohet; ngjyra e llogarisë, sfondi dhe fonti. “Përdoruesit mund të jenë aq të çuditshëm ose autentikë sa të duan”-ka thënë Zhong.

Qëllimi i rrjetit të ri social është t’u tregojë përdoruesve të rinj se si ishte koha kur MySpace dhe Facebook ishin mjetet më të njohura dhe pak a shumë të vetmet për të krijuar lidhje dhe njohje përmes internetit. “Mos harroni se sa argëtues ishte interneti përpara reklamave dhe algoritmeve? Ne e bëjmë dhe duam ta kthejmë atë”-thuhet në përshkrimin e aplikacionit në AppStore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE