Kampionati shqiptar sot jep verdiktet, 4 skuadra në garë për vendin e katërt!!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kampionati shqiptar sot jep verdiktet, 4 skuadra në garë për vendin e katërt!!

Mbyllet sot kampionati klasik i Kategorisë Superiore shqiptare me të vetmet verdikte të ndara, dy skuadrat që zbresin një kategori më poshtë që janë Kukësi dhe Erzeni dhe vendin e parë, por jo kampionen, Egantian e Rrrogozhinës.

Kështu luhet ende për një vend brenda katërshes të të ashtuquajturës Final Four që në këtë edicion, do të jetë faza përfundimtare e kampionatit shqiptar, nga ku nëpërmjet dy ndeshjeve të dy vendeve të para të kryqëzuara me short me dy vendet e tjera 3-4 do të përcaktojnë skuadrën kampione dhe renditjen e ekipeve pjesëmarrëse në kupat e europës.

Këshu pas përcaktimit të 3 kuadrave të para, Egantia, Vllaznia dhe Partizni, këto dy të fundit, në garë me njëra tjetrën pasditen e sotme për vendin e dytë dhe të tretë, mbeten 4 skuadra sot, në garë për vendin e katërt dhe të fundit pjesëmarrës në Final Four. Për momentin në prag të kësaj jave të 36-të ky pozicion mbahet nga Skëndërbeu, që sot luan me Vllazninë.

Shkodranët me fitoren mbajnë vendin e dytë ndërsa korcarët të katërtin, ndërkohë që po për këtë vend të katërt është në garë Tirana, që sot luan me kryesuesit e Egnatias dhe Teuta me Dinamon, dy ekipe që janë gjithashtu në garë për këtë pozicion, por që nuk varet thjeshtë prej tyre pasi mbetet të vendoset në sajë të rezultateve edhe të takimeve të tjera.

Kështu gjithçka mbetet e hapur dhe ende me shumë protagonistë të historisë së futbollit në tentativë për të qenë brenda katërshes finale të këtij edicioni, që sjell vec benefiteve sportive dhe pjesrrjes në Europë edhe disa para ekstra për to, jo vetëm nga shpërblitet e paracaktuara nga FSHF, por edhe nga biletat e 4 ndeshjeve të fundit  të cilat do të zhvillohen të gjitha në stadiumin Air Albania në kryeqytet. Shorti për ndarjen e cifteve të Final Four do të hidhet mesditën e së hënës në stadiumin kombëtarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65790 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE