Kërkoi bisedime me përfaqësuesit e opozitës, ftesës së Kurtit i përgjigjet vetëm Memli Krasniqi.Mbërrijnë të dy për takimin!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Kërkoi bisedime me përfaqësuesit e opozitës, ftesës së Kurtit i përgjigjet vetëm Memli Krasniqi.Mbërrijnë të dy për takimin!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbërrin për takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.

Takimi është planifikuar për orën 18:30. Krasniqi është i vetmi lider i partive opozitare që ka pranuar ftesën e Kurtit për takim, ndërsa ka arritur për takimin me Kurtin.

Kurti e ka ftuar takimin për të diskutuar për agjendën legjislative, ndërkohë që Krasniqi ka pranuar takimin me kërkesën që të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Kjo ftesë për liderët e opozitës, vjen pas takimit të Kurtit me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar.

Kreu i Qeverisë ka thënë se në këtë takim janë diskutuar shumë tema, si partneriteti ndërmjet dy vendeve, progresi dhe reformat në Kosovë, procesi i dialogut e shumë të tjera.

Escobar është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe krerët e partive opozitare.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka refuzuar takimin me Kryeministrin, Albin Kurti, duke konsideruar të vonuar ftesën e Kurtit.

Më tej në letër, kreu i LDK-së ka thënë se çështjet e ngritura në letrën e Kurtit, përkatësisht agjenda legjislative e Kuvendit mund të diskutohet në Kryesinë e Kuvendit mes përfaqësuesve politikë.

Lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat nuk janë votuar që disa herë në Kuvend në mungesë të kuorumit, Abdixhiku ka thënë se LDK i konsideron ato mbi politikat ditore, prandaj do të vazhdojë t’i votojë ato.

Ndërsa, edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka refuzuar takimin me Kryeministrin, Albin Kurti, sikurse kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

“Sa i përket temës së kësaj darke, besoj se kjo bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare” – ka shkruar Haradinaj.

“Z. Besnik Tahiri, i cili udhëheq grupin tonë parlamentar dhe kolegë tjerë, jam i bindur se do të diskutojnë në frymën kolegiale dhe do të gjejnë një gjuhë, që pastaj do të përçohet në Kuvend nga grupet tona parlamentare për zbatim. Konsideroj që kjo temë bie drejtpërdrejt në përgjegjësinë dhe në dijen e tyre” – ka thënë më tej kreu i AAK-së.

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas përgjigjeve që mori nga 3 liderët e partive opozitare.

Në një deklaratë dhënë Televizionit Besa, kryeministri Kurti ka thënë se është i interesuar të takohet me të gjitha partitë politike, pavarësisht refuzimit që mori nga kreytari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Unë jam i interesuar që të takohem me të gjithë dhe mendova që është më së miri të takohemi të gjithë së bashku. Unë jam gjithmonë i hapur, i interesuar, i gatshëm dhe këtë e kam treguar edhe në të kaluarën, do ta tregoj edhe në ditët, javët e muajt në vijim tash të kemi hyrë në vitin e fundit të mandatit qeverisës” – ka deklaruar Kurti

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE