“Moin.de”: Zbuloni Shqipërinë, si Greqia por shumë më e përballueshme!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Moin.de”: Zbuloni Shqipërinë, si Greqia por shumë më e përballueshme!

“Stina e verës është shumë afër. Edhe pse temperaturat po bëhen gjithnjë e më të larta, pushimet në Gjermani vështirë se mund të krahasohen me një udhëtim në Greqi apo të tjera vende të Europës Jugore”. Kështu shkruan Katharina Lembke në të përditshmen gjermane “Moin.de”, duke patur në mendje një vend, Shqipërinë. Lembke vlerëson se është koha për një destinacion të ri pushimesh që të bën të ndihesh si në Greqi, por me çmime që përballohen ama.

Spanja, Italia apo Greqia, pikat e njohura turistike po bëhen gjithnjë e më të njohura dhe për këtë arsye janë më të shtrenjta e të mbipopulluara me vizitorë. Pra, është koha për një destinacion të ri pushimesh, një destinacion që ofron jo vetëm plazhe po aq magjepsëse, por edhe çmime të përballueshme dhe miqesore me buxhetin. Sa më i madh të jetë suksesi i një vendi, aq më i shtrenjtë do të jetë akomodimi për turistët. Për fat të mirë, ekziston një alternativë që është po aq e mirë sa Greqia apo Spanja: Shqipëria!

Me plazhe me rërë, gjire të vegjël e ujëra bruz, pothuajse do të ndiheni sikur jeni në Greqi dhe sigurisht, me çmime të përballueshme. Veçanërisht, bie në sy resorti bregdetar i Ksamilit, i cili ndodhet në një gadishull. Këtu mund të notoni në ujëra të pastër apo të bëni një udhëtim në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Pushimet në Shqipëri po bëhen gjithnjë e më popullore

Qyteti port i Vlorës është po ashtu perfekt për pushime verore në vendin ballkanik. Vlora ndodhet në jugperëndim të vendit, në Rivierën Shqiptare dhe sipas ekspertëve të udhëtimeve, ofron një nga plazhet më të bukur në rajon. Turistët mund të vizitojnë Lagunën e Nartës ose të bëjnë një udhëtim me varkë në Gjirin e Gramës.

Një shëtitje nëpër qytetin e vjetër historik mund të krijojë gjithashtu një atmosferë të veçantë pushimi. Muajt më të mirë për pushime në Shqipëri janë maji, qershori, si dhe shtatori.

Fluturimet me kompani të ndryshme ajrore nisin nga 70 euro dhe koha e fluturimit prej dy deri në tre orë është gjithashtu shumë joshëse për pushimet verore të këtij viti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE