“M’u shpif Egla, nuk po e përballoja bashkëjetesën me një krijesë të tillë!”/ Roza Lati në një rrëfim special pas largimit nga “BBV3”!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“M’u shpif Egla, nuk po e përballoja bashkëjetesën me një krijesë të tillë!”/ Roza Lati në një rrëfim special pas largimit nga “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Big Brother Radio”, ish-banorja Roza Lati, komentoi rrugëtimin e saj dhe zbuloi planet që ka.

Unë zgjodha të bëja Big Brother modern, real, si nëpër botë që kushdo person publik shkon për t’u njohur më mirë në jetën jashtë kamerave. Doja të më njihnin këetë Rozën jashtë kamerave. Ndjehem më mirë sepse mesa po shikoj në internet njerëzit më kanë përqafuar, komente dhe deklarata që më kanë përfaquar kështu si jam…

M’u shpif Egla, nuk po e përballoja bashkëjetesën në të njejtën shtëpi me një krijesë të tillë. Jam tërhequr nga debatet e Meritonit dhe Françeskes. Kanë të njejtin stil debatesh. Kur janë në luftë dhe të sulen duan të mbijetojnë në shtëpi, shtrembëronin situatën që të të nxirrnin keq. Mua më pëlqen të flas me fakte konkrete…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE