Parashikimi i motit, e hënë 13 maj!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, e hënë 13 maj!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për javën që sapo nisi, vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë do të jenë relativisht të lagështa.

Moti përgjatë gjithë javës parashikohet me kthjellime e vranësira në shtim, kryesisht nga orët e mesditës. Hera-herës, ato do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore, lokalisht mesatare në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e po lokalisht, edhe breshër.

Në zonat luginore ka prani të mjegullës/mjegullinës në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve. Parashikohet rritje graduale e temperaturave kryesisht ato të mesditës ku ditën e enjte pritet që vendet e ulta të arrijnë deri në 30 gradë Celcius.

Era parashikohet të jetë me drejtim juglindje – verilindje e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, kryesisht ditën e enjte e të premte fiton shpejtësi 12-16 m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66253 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE