Presidenti serb, Vuçiç bisedon me kancelarin gjerman Scholz për Asociacionin!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti serb, Vuçiç bisedon me kancelarin gjerman Scholz për Asociacionin!

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç tha se bisedoi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz lidhur me situatën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç njoftoi se e informoi “në detaje për gjendjen pothuajse të padurueshme për komunitetin serb në Kosovë”, por edhe për “shmangien e vazhdueshme të Prishtinës nga përmbushja e detyrimeve të saj të pranuara dhe nënshkruara, sidomos në lidhje me formimin e Asociacionit”.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për themelimin e Asociacionit, në vitet 2013 dhe 2015. Por, më 2015-ën, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konkludoi se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit, duke theksuar se duhet të harmonizohet përmes akteve nënligjore.

Por, qeveri të njëpasnjëshme të Kosovës refuzuan ta zbatojnë marrëveshjen, duke shprehur frikë se asociacioni njëentik mund të ndikojë në funksionalitetin e duhur të shtetit. Gjermania, së bashku me shtetet e tjera në BE, por edhe Shtetet e Bashkuara, vazhdimisht i bëjnë thirrje Kosovës që të themelojë Asociacionin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ekzekutivi që drejton, refuzon të pranojë që Asociacioni të jetë kusht për pranimin e vendit në organizatën e Këshillit të Europës.

Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne bisedojmë në Bruksel e jo në Strasburg.

Kosova dhe Serbia po ashtu arritën një marrëveshje vitin e kaluar në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Megjithatë, BE-ja, si ndërmjetëse e dialogut ka thënë se palët nuk kanë nisur zbatimin e marrëveshjes dhe as të Aneksit për zbatimin e saj.

Marrëveshja prej 11 nenesh përfshin edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë e njohje reciproke të simboleve shtetërore ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë dialogut.

Vuçiç i ka kërkuar Gjermanisë mbështetje në rrugën e integrimit europian.

E ritheksova se Serbia vazhdimisht është për intensifikimin e aktiviteteve diplomatike në kontekstin e të gjitha konflikteve aktuale dhe çështjeve të hapura që rëndojnë Europën e rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjë që e ka demonstruar gjithmonë në të gjitha forumet dhe nismat.

Në procesin e zgjerimit të BE-së, aktualisht janë dhjetë shtete, përfshirë gjashtë nga Ballkani Perëndimor. Prej atyre që janë në këtë proces, 9 kanë statusin e vendit kandidat, ndërsa vetëm Kosova nuk e gëzon. Kosova aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar nga Bashkimi Europian.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE