Roza Lati me një emision të ri së shpejti? Ja çfarë thotë ajo!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Roza Lati me një emision të ri së shpejti? Ja çfarë thotë ajo!

Roza Lati, e ftuar sot në ‘Big Brother Radio’, foli për rrugëtimin e saj dhe për planet në televizion.

Ajo u shpreh se i erdhi mirë që doli nga shtëpia e Big Brother.

Po kënaqem, po më çlodhen sytë. Unë e fitova Big Brother-in tim. U kënaqa shumë. Dola nga shtëpia e Big Brother, dola dhe nga Shqipëria… Më priti mami. U çmalla kur dola. M’u kënaq syri duke parë shumë njerëz, më bënte përshtypje duke parë makina, njerëz…

E pyetur se çfarë i mungon më shumë nga shtëpia e Big Brother, ajo u shpreh se më së shumti, i mungon humori i Julit, Romeos, lojërat dhe numrat artistikë.

Gjithashtu, ajo tregoi se po planifikon të rikthehet në ekran dhe detajet do t’i ndajë shumë shpejt me publikun.

I shoh gjërat me lupë, mezi pres t’i kthehem ekranit, ky është profesioni im. Për ‘suki-suki’, këto ditët në vazhdim do e ndajmë për detajet…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64105 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE