Roza Lati me një emision të ri së shpejti? Ja çfarë thotë ajo!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Roza e vërtetë, doja të më njihnin shpirtin e vrarë…” , deklarata e parë e Roza Latit pas eleminimit

Roza Lati, e ftuar sot në ‘Big Brother Radio’, foli për rrugëtimin e saj dhe për planet në televizion.

Ajo u shpreh se i erdhi mirë që doli nga shtëpia e Big Brother.

“Po kënaqem, po më çlodhen sytë. Unë e fitova Big Brother-in tim. U kënaqa shumë. Dola nga shtëpia e Big Brother, dola dhe nga Shqipëria… Më priti mami. U çmalla kur dola. M’u kënaq syri duke parë shumë njerëz, më bënte përshtypje duke parë makina, njerëz…”

E pyetur se çfarë i mungon më shumë nga shtëpia e Big Brother, ajo u shpreh se më së shumti, i mungon humori i Julit, Romeos, lojërat dhe numrat artistikë.

Gjithashtu, ajo tregoi se po planifikon të rikthehet në ekran dhe detajet do t’i ndajë shumë shpejt me publikun.

“I shoh gjërat me lupë, mezi pres t’i kthehem ekranit, ky është profesioni im. Për ‘suki-suki’, këto ditët në vazhdim do e ndajmë për detajet…”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE