“Shqipërisë i duhet një reformë”- Tabaku: Skema aktuale sigurimeve shoqërore e ka përkeqësuar situatën!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Shqipërisë i duhet një reformë”- Tabaku: Skema aktuale sigurimeve shoqërore e ka përkeqësuar situatën!

Në komisionin e Ekonomisë dhe Financave po diskutohet Marrëveshja e Pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë deputetja demokrate Jorida Tabaku diskutoi në lidhje me këtë marrëveshje që sipas saj prek më pak se sa 500 mijë shqiptarë duke kërkuar një fokus edhe më të madh tek pensionet në Shqipëri.

Sipas deputetes së PD situata me pensionet në vendin tonë është dramatike dhe kjo reflekton në thelb dështimin e një reforme politike mbi pensionet që mazhoranca socialiste ndërmori 9 vite më parë

 “Prej kohësh kam ngritur me shqetësim situatën në lidhje me Reformën e Pensioneve që është impelmentuar këtu e 8 vite apo 9 vite më parë. Ka disa tregues që janë në përkeqësim dhe duhet të ishin marrë masa që të kryhej një reformë gjithëpërfshirëse pensionesh dhe nuk e them aspak me kënaqësi sepse të dhënat demografike janë kokëforte dhe numri i tyre që janë pjesë e skemës së pensioneve dhe norma e mbulimit të kontribuesit me përfituesit tregon që kemi të bëjmë me një skemë që ka përkeqësuar situatën ashtu sikundër është tregues me përkeqësim” u shpreh gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave deputetja e PD, Tabaku.

Më tej ajo argumentoi me shifra se janë 48% e pensionisteve që marrin një pension të ulët ndërkohë që reforma e pensioneve që u trumbetua nga socialistët një dekadë ë parë ka dështuar për të siguruar një jetë dinjitoze për pensionistët në fshat dhe në qytet. Tabaku u shpreh se sipas shifrave rezulton që pensionet e qytetarëve të jenë as sa gjysma e rrogës mesatare në vend.

“Një pjesë e madhe e statistikave tregon që pensioni  mesatar është pothuajse në qytet, është thuajse 44% e pagës mesatare pra një vlerë më e ulët se sa gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.  Pra, të gjithë këto shifra e bëjnë tejet emergjente nevojën për të kaluar në një reformë pensionesh në mënyrë që të trajtohen me dinjitet të gjithë pensionistët qofshin dhe këto në Shqipëri.” U shpreh zonja Tabaku.

Debati më pas u fokusua në domosdoshmërinë që qeveria duhet ë ketë që një marrëveshje të tillë ta mbyllë dhe me qeverinë greke në lidhje me pensionet e shqiptarëve në Greqi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE