“Si mundet ta quajmë Heidin lojtare të fortë?”/ Gazi komenton lojën e çiftit: Romeo nuk po ndikohet…

vovalbania May 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Si mundet ta quajmë Heidin lojtare të fortë?”/ Gazi komenton lojën e çiftit: Romeo nuk po ndikohet…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Të ftuar në “Big Brother Radio” ishin Gazmend Ujkashi dhe Grinesi, të cilët bënë një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”. Ish-banori, Gazi, komentoi ndër të tjera, lojën e Romeos.

Si Meritoni, të njejtën gjë ka Romeo. Ai nuk po ndikohet nga Heidi dhe nuk ndikohet me Meritonin. Mes çiftit, Romeo është lojtar, Heidi çfarë ka bërë? Heidi të shmanget në debate, ikën… Si mundet ta quajmë lojtare të fortë? Ajo mund të jetë vajzë e mirë, por jo lojtare… Unë prisja që muajin e fundit Heidi të shpërthente, por jo…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66182 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE