“Ti i përmend emra burrash Heidit…”, Romeo nxehet keq ndaj këtij banori!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ti i përmend emra burrash Heidit…”, Romeo nxehet keq ndaj këtij banori!

Mbrëmjen e djeshme, Graciano ka patur një përplasje të fortë me Heidin, teksa kjo e fundit ndodhej në lavanderi. Balerini i është drejtuar asaj duke e ofenduar. Sipas Gracianos, Heidi nuk di të bëjë gjë tjetër përveçse të ‘futet në krevatin’ e djemve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E një përballje Graciano e ka pasur edhe me Romeon mëngjesin e sotëm teksa vazhdonte debatin me Heidin. Teksa Graciano i ka përmendur Heidit disa ish-banorë të shtëpisë, ku sipas tij Heidit ka flirtuar, Romeo ndërhyn dhe i kthehet banorit se nuk mund të përmend emra të tjerë në sy të tij.

Graciano: Fillove me Alfion, pastaj me Fationin

Romeo: Ore gjigand, unë këtu dhe ti përmend burra? Ça po bën?

Graciano: Janë gjëra që i ka bërë

Romeo: A je normal?

Graciano: A janë gjëra që po i shpik?

Romeo: Unë këtu në krah dhe ti përmend emra

Graciano: Po ti mbylli gojën asaj kur thotë ‘më eksitove ti’ se po i thotë burrit të huaj

Heidi: Po ça lidhje ka, ça përdorimi është

Graciano: Me ty në krah e më thotë ‘më eksitove’ Mua më vjen keq për ty

Romeo: Mos të të vij keq për mua, rri rehat

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE