Vrasja e efektivit në Fier, ministri Balla: Autori të arrestohet një orë e më parë!

vovalbania May 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja e efektivit në Fier, ministri Balla: Autori të arrestohet një orë e më parë!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vrasjen e efektivit të policisë ditën e sotme në qytetin e Fierit.

Balla shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimës, ndërsa bëri thirrje që policia dhe drejtuesit e saj të bëjnë gjithçka për arrestimin “një orë e më parë” të autorit.

Ai theksoi se ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, ndërsa i bëri thirrje edhe vetë autorit dhe familjarëve të tij që ai të dorëzohet pranë autoriteteve.

“Dua të shpreh në këtë rast dhimbjen që ndjej për humbjen e jetës së një punonjësi policie. Nxis policinë dhe drejtuesit e saj që të bëjnë gjithçka për arrestimin një orë e më parë të autorit. E them shpesh që do të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mirë në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngresh dorën ndaj një punonjësi policie. Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, ende nuk dihen arsyet. Gjithsesi përgjegjësia e parë që bie mbi policinë është identifikimi menjëhershëm i autorëve”, u shpreh ai.

Policia e Shtetit ofron 30 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që do të ndihmojë për lokalizimin dhe arrestimin e autorit, duke garantuar  anonimatin e plotë. Ndërkohë, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli, ndërsa operacioni nga afër po ndiqet nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku.

I ati i Nevruz Cenalisë është po ashtu polic pranë sallës operative të Policisë Fier, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një vrasje të ndodhur vite më parë në vendlindje në Has, të mbyllur në dyert e drejtësisë, çfarë fillimisht e vendosi në tavolinën e hetuesve si pistë, por u sqarua shpejt që nuk kishte lidhje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66278 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE